Flash

Princi William flet për traumat e përjetuara pas humbjes së të ëmës

Lapsi.al 26 May 2020
Princi William flet për traumat e përjetuara pas humbjes së

Princi William, ishte vetëm 15 vjeç, kur nëna e tij Lady Diana, vdiq në një aksident tragjik në Paris, në vitin 1997. Një traumë në moshën e adoleshencës, e cila la gjurmë të thella tek ai, të paktën deri në lindjen e djalit të parë, George. Duka i Cambridge, duke folur për një dokumentar të BBC, tregoi se çfarë ka përjetuar.

“Kam vuajtur shumë pas vdekjes së nënës time, por ardhja në jetë e George e ndryshoi totalisht jetën time. Gjatë muajve kur prisja të bëhesha baba, kam përjetuar frikën më të madhe në jetë. Por pas lindjes së Geroge, ato emocione që përjetova pas vdekjes së nënës, u zhdukën”, tha ai. Duke folur për prindërimin, tashmë që është bërë me tre fëmijë, ai kujton se muajt e parë pas lindjes së George ishin të vështirë dhe se e ndjeu shumë mungesën e ndihmës së të ëmës.

“Ajo nuk ishte aty për të na ndihmuar. Unë dhe Kate, pasi u bëmë prindër për herë të parë, nisëm të mësonin të përparonim bashkë, duke kaluar nga një fazë, në një tjetër shumë të ndryshme”, tregon princi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI