Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shqipëria pa Ernest Muçin në ndeshjen vendimtare të Nations League: ndaj Bjellorusisë mungon edhe Ramadani

Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran, ndërsa Ylber Ramadani do ta humbasë takimin për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

Lapsi.al 15 November 2026

Shqipëria pa Ernest Muçin në ndeshjen vendimtare të

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë përballë Bjellorusisë me dy mungesa të rëndësishme. Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran, ndërsa Ylber Ramadani do ta humbasë takimin për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Dy futbollistë që kanë pasur peshë në skuadrën kuqezi nuk do të mund të kontribuojnë në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij cikli.

Sipas informacionit të Deparatmentit të Komunikimit në FSHF, Muçi nuk ka marrë miratimin e stafit mjekësor për t'u aktivizuar dhe do ta ndjekë takimin nga tribuna. Sfida Bjellorusi-Shqipëri, e cila do të luhet në Hungari, nis në orën 18:00 dhe për kuqezinjtë ka rëndësi të veçantë, pasi edhe një barazim është i mjaftueshëm për objektivin e tyre.

Muçi nuk merr dritën jeshile, kujdes pas dëmtimit ndaj Finlandës

Problemet fizike të fantazistit u shfaqën pas përballjes me Finlandën, ku ai qëndroi në fushë për 82 minuta, përpara se të zëvendësohej. Gjatë kësaj ndeshjeje, Muçi pësoi një goditje pas një ndërhyrjeje të rrezikshme nga një prej kundërshtarëve, çka bëri që stafi mjekësor të tregonte kujdes në ditët pasuese.

Në komunikatën e saj, FSHF bëri të ditur se 26 futbollistë zhvilluan normalisht stërvitjen në fushë, ndërsa Muçi punoi veçmas në palestër. Vendimi për ta lënë pushim u mor si masë parandaluese, për të mos rrezikuar përkeqësimin e gjendjes së tij fizike. Megjithatë, vlerësimi përfundimtar nuk ka qenë pozitiv për aktivizimin e tij në takimin me Bjellorusinë. Kështu, Maran humbet një element me cilësi individuale, i cili mund të bënte diferencën në fazën sulmuese.

Ismaili dhe Fetai marrin vendin në listë

Problemet e Shqipërisë nuk kufizohen vetëm te Muçi. Edhe Ylber Ramadani do të mungojë në këtë përballje, pasi ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve. Për rrjedhojë, stafi teknik është detyruar të ndërhyjë në listën e futbollistëve të gatshëm. Vendin e Muçit dhe Ramadanit e kanë marrë Ysni Ismaili dhe Feta Fetai, të cilët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e skuadrës në këtë sfidë. Kjo përbën një ndryshim të rëndësishëm në planet e trajnerit italian. Shqipëria humbet dy lojtarë me eksperiencë dhe ndikim në skuadër, ndërsa alternativat e thirrura do të kenë një mundësi për të treguar vlerat e tyre në një moment me përgjegjësi të lartë.

Maran kishte paralajmëruar alternativat: “Të gjithë duan të japin diçka për këtë fanellë”

Në konferencën për shtyp të një dite më parë, Rolando Maran ishte shprehur i qetë lidhur me situatën e Muçit dhe Ramadanit. Trajneri kishte theksuar se skuadra kishte alternativa të mjaftueshme dhe se mungesat nuk duhej të ktheheshin në një problem për objektivin e përbashkët. “Ramadani dhe Muçi? I shqetësuar jo, sepse kam në dispozicion disa lojtarë dhe jemi një kombëtare ku djemtë që janë, janë në lartësinë e duhur për të bërë mirë. Asnjë shqetësim, do të jetë mundësia që lojtarë të tjerë të jenë të vlefshëm. Të gjithë duan të japin diçka për këtë fanellë dhe do të jetë një mundësi për ta. Muçi nuk u stërvit sot, do ta vlerësojmë nesër dhe të shohim pak si do të jetë”, deklaronte Maran. Tashmë, vendimi përfundimtar për fantazistin është marrë dhe Shqipëria duhet të bëjë llogaritë pa të.

Muçi: “Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë”

Mungesa e tij vjen në një moment kur Ernest Muçi kishte fituar besim dhe po shijonte një periudhë pozitive me fanellën kuqezi. Pas fitores në “Air Albania”, futbollisti kishte folur për rrugëtimin e tij dhe rëndësinë që kishte për të mbështetja e marrë nga trajneri, shokët e skuadrës dhe tifozët. “Ky është momenti që ndiej besim nga shokët e ekipit, nga trajneri dhe tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë. Jam shumë i lumtur që jemi në këtë pozicion”, ishte shprehur Muçi.

Tashmë, fantazisti do të jetë vetëm spektator në një ndeshje ku Shqipëria kërkon të hedhë një tjetër hap drejt objektivit të saj. Për kuqezinjtë, sfida me Bjellorusinë nis në orën 18:00 në Hungari dhe barazimi mjafton për të arritur synimin, por mungesat e dy titullarëve e bëjnë edhe më të rëndësishme mënyrën se si Maran do të menaxhojë alternativat në dispozicion.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI