Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

Lapsi.al 15 November 2026

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron: Mos

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të shmangë vendimet e papritura gjatë bisedimeve të pritshme me presidentin rus Vladimir Putin në Kinë, javën e ardhshme, lidhur me luftën në Ukrainë. Merz shprehu shqetësimin se takimi mund të përsërisë situatën e samitit Trump–Putin në Anchorage të Alaskës, i cili ishte konsideruar nga liderët evropianë si një moment potencialisht vendimtar për përfundimin e luftës në Ukrainë.  

“Disa këtu në Dublin kanë frikë se kjo mund të shndërrohet në një ‘moment të dytë Anchorage’”, deklaroi kancelari gjerman.

“Prandaj dua ta përcjell shumë qartë mesazhin tonë për Shtetet e Bashkuara: ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ‘Ekipit Evropë’ dhe ‘Ekipit Ukrainë’”, theksoi ai.

Merz po kërkon gjithashtu që liderët e Bashkimit Evropian të angazhohen për mbështetjen afatgjatë të Ukrainës, në kuadër të negociatave për buxhetin e ardhshëm të BE-së. Sipas tij, propozimi ka marrë mbështetje të gjerë, megjithëse arritja e një marrëveshjeje mbetet ende larg.

Kancelari gjerman bëri të ditur se, pas takimeve të zhvilluara këtë javë ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi, negociatat përmbajtësore të paqes pritet të fillojnë gjatë javëve të ardhshme, për herë të parë edhe me pjesëmarrjen e evropianëve. Ai hodhi poshtë kërkesat e Rusisë që arkitektura e sigurisë evropiane të vendoset në qendër të negociatave, duke argumentuar se një strukturë e tillë tashmë ekziston përmes NATO-s.

“Diskutimet e ardhshme duhet të përqendrohen në një pyetje thelbësore: në çfarë kuadri mund të garantohet siguria e Ukrainës pasi të arrihet paqja? Por, së pari, duhet ta arrijmë atë paqe”, përfundoi Merz.

Të këshilluara

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI