Flash

Operacioni “Hijet e Natës”/ Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë, do përdoreshin për krime

Lapsi.al 15 November 2026

Operacioni “Hijet e Natës”/ Gjenden 3 automjete të

Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, në kuadër të të cilit janë gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve. Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. 

Mjetet janë gjetur në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Nga hetimet dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

Të këshilluara

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI