Flash

Dy aksidente në Korçë mbrëmjen e djeshme/ Makina merr para babë e bir. Dy mjete të tjera përplasen 'kokë më kokë'

Lapsi.al 26 May 2020
Dy aksidente në Korçë mbrëmjen e djeshme/ Makina merr para

Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë në pak minuta distancë nga njëra-tjetra.

Një ka hipur mbi trotuar dhe ka përplasur dy këmbësorë babë e bir që po ktheheshin në shtëpi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Ndërsa në aksidentin tjetër që ka ndodhur në periferi të Korçës mësohet se janë përplasur kokë më kokë dy mjete. Është raportuar vetëm për dëme materiale.

Të këshilluara

Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë

Nëse shpesh ju ka lindur pyetja se pas çfarë gjëje tërhiqen gratë te një burrë, ky artikull ka plot 10 të tilla. 1- Disa studime kanë treguar se meshkujt që ...

21:18

Patozi: Lufta nuk është lojë, o komandant

Kreu i Bindja Demokratike Astrit Patozi ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar lëvizjen pa makina në fundjavë nga tetori në mars. Sipas Patozi kjo ...

20:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI