Flash

Meta nxjerr SMS-në e diplomatit të huaj: Rama është në dijeni

Lapsi.al 25 May 2020
Meta nxjerr SMS-në e diplomatit të huaj: Rama është në

Presidenti i Republikës ka nxjerrë SMS-në e një diplomati të huaj në Tiranë dërgonte kur diskutohej çështja e Gjykatës Kushtetuese. Aty thuhet se Rama është ai që përcaktonte kandidatët për në këtë gjykatë.

Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon. Ata nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord. Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. M’u kërkua t’jua kaloja këtë SMS.” – thuhet në SMS.

Sipas Metës ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt.

“Ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. Aty është qëndrimi i tyre” – tha Meta.

Të këshilluara

Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë

Nëse shpesh ju ka lindur pyetja se pas çfarë gjëje tërhiqen gratë te një burrë, ky artikull ka plot 10 të tilla. 1- Disa studime kanë treguar se meshkujt që ...

21:18

Patozi: Lufta nuk është lojë, o komandant

Kreu i Bindja Demokratike Astrit Patozi ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar lëvizjen pa makina në fundjavë nga tetori në mars. Sipas Patozi kjo ...

20:57

Hapen plazhet në Mal të Zi

Plazhet në Mal të Zi kanë nisur të popullohen nga vizitorë, pasi qeveria vendosi që ato të rihapen pas pandemisë COVID-19. Bregdeti i Ulqinit, këto ditë vizi...

19:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI