Flash

Senatori italian: Pse heshti qeveria në Romë për shembjen e Teatrit në Tiranë

Lapsi.al 25 May 2020
Senatori italian: Pse heshti qeveria në Romë për shembjen e

Senatori i partisë CAMBIAMO, Paolo Romani së fundmi ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ai ka kritikuar ashpër këtë veprim të qeverisë duke thënë se kjo do të rëndojë mbi shqipërinë pasi shkatërrimi i tij do t’i hap rrugë spekulimit të ndërtimeve.

Ai thotë se teatri ishte një simbol i lidhjes mes Shqipërisë dhe Italisë duke qenë se teatri ishte projektuar nga arkitekti italian Giulio Berte. Gjithashtu ai akuzon qeverinë Italiane se duhet të reagojë për shkatërrimin e një monumenti historik, pasi teatri ka një pjesë ehde të Italisë.

“Një vend pa memorie është një vend pa të ardhme. Zhvillimi dhe modernizimi i një qyteti, në evoluim të shpejtë si kryeqyteti i Shqipërisë, duhet përshëndetur dhe vlerësuar, por jo kur harrohet të ruhet historia e tij. Teatri i inauguruar në vitin 1938 ishte dhe një prej simboleve të miqësisë mes Shqipërisë dhe vendit tonë (Italisë). Ishte projektuar nga arkitekti Giulio Berte për kompaninë “Pater-Costruzioni Edili Speciali e Milanos.

Heshtja e institucioneve italiane, duke nisur nga ministri Di Maio, rezulton një heshtje faji për shkatërrimin e një simboli të rëndësishëm për dy vendet. Urojmë që të braktisen projektet spekulative dhe rindërtimi të mund të sjellë pamjen origjinale të Teatrit, i cili deri para shkatërrimit ishte një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës në kryeqytetin shqiptar”, - shprehet Romani. /Marrë nga Albanian Dailynews.

Të këshilluara

Hapen plazhet në Mal të Zi

Plazhet në Mal të Zi kanë nisur të popullohen nga vizitorë, pasi qeveria vendosi që ato të rihapen pas pandemisë COVID-19. Bregdeti i Ulqinit, këto ditë vizi...

19:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI