Flash

Patozi: Lufta nuk është lojë, o komandant

Lapsi.al 25 May 2020
Patozi: Lufta nuk është lojë, o komandant

Kreu i Bindja Demokratike Astrit Patozi ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar lëvizjen pa makina në fundjavë nga tetori në mars. Sipas Patozi kjo është e papranueshme dhe pa logjikë. Më poshtë komenti i Patozit në Facebook.

LUFTA NUK ËSHTË LOJË, O KOMANDANT!

Të më ndjejë komandanti i luftës, që vetëm tani e pashë paralajmërimin e tij se ne shqiptarët do t'i paskemi fundjavat pa makina deri në mars. Pastaj shohim e bëjmë, ndoshta e shtyjmë edhe gjithë pesëvjeçarin ashtu, po nuk u ankua njeri. Kështu i bie apo jo?

Është i njëjti person, që na ka folur gjoja me zemër në dorë pothuajse çdo ditë, se jo vetëm ai, por askush tjetër në botë nuk të thotë dot sot se kur do të largohet koronavirusi. Dhe pyetja është nga e mori vesh ky zotëria se do na duhet të ruhemi njësoj nga infeksioni edhe pas një viti?

Pandemia, larg qoftë, mund edhe të ashpërsohet, por ndoshta edhe mund të shuhet dalëngadalë, siç ka ndodhur edhe me sëmundje të tjera në të shkuarën.

Të gjithë njerëzit normalë në Shqipëri shpresojnë të ndodhë kjo e dyta dhe shenja të mira ka plot, ndonëse asgjë nuk është e sigurt.

Por kjo pasiguri nuk i jep askujt të drejtë që të shfrenojë fantazinë e të projektojë një skenar të errët, që nuk mbështetet në asnjë argument, dhe të na e plasë si pa të keq para syve.

Ndaj edhe Edi Rama duhet të bëjë një zgjedhje, pas kësaj. Ose të tregojë se nga e mësoi që ditë më të këqija na presin, se mbase na bind që të përgatitemi që tani për të jetuar si në rrethim për një kohë të gjatë.

Ose t'i tërheqë mbrapsht broçkullat me prognoza të zymta për të ardhmen e largët të botës, se nuk ia ka njeri borxh këtë stresin shtesë, pas gjithë këtij depresioni që ka shkaktuar deri tani pandemia dhe mbyllja për shkak të saj.

Le të qëndrojë deri tek parashikimet dy javë para, madje edhe aq i ka shumë, sepse edhe vendet më të fuqishme të botës i kanë shumë dinamike vendimet dhe masat për dominimin e pandemisë, madje edhe ato afatshkurtra. Dhe nuk ka ngelur që ta dijë më mirë dhe më përpara se të tjerët se çfarë do të ndodhë pas një viti me pandeminë e koronavirusit kryeministri i lodhur i Shqipërisë.

Të këshilluara

Hapen plazhet në Mal të Zi

Plazhet në Mal të Zi kanë nisur të popullohen nga vizitorë, pasi qeveria vendosi që ato të rihapen pas pandemisë COVID-19. Bregdeti i Ulqinit, këto ditë vizi...

19:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI