Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

SMS e diplomatëve për Gjykatën Kushtetuese, reagojnë Paloka e Mediu

Lapsi.al 26 May 2020
SMS e diplomatëve për Gjykatën Kushtetuese, reagojnë Paloka

Pas publikimit mbrëmë në emisionin “Opinion” të sms-ve të një diplomati të rëndësishëm ndërkombëtar që i kërkon Presidentit të Shqipërisë marrëveshje për të kaluar Arta Vorpsin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi e do Edi Rama, dhe se anëtaren tjetër Marsida Xhaferllarin ta firmosë herën tjetër sepse ka rënë dakord kryeministri Rama, tregon hapur se si ka përfunduar Reforma në Drejtësi.

Një skandal i madh ku janë përfshirë diplomatë, ambasadorë dhe kryeministri Rama, që po të ketë shtet normal dhe drejtësi duhej hetim urgjent nga SPAK si dhe largim të diplomatëve të huaj nga Shqipëria.

Të gjithë e duam Reformën në Drejtësi, të gjithë kërkojnë drejtësi e ndëshkim korrupsionit dhe krimit të organizuar, por jo një drejtësi e përcaktuar në zyrat e qeverisë.

Në lidhje me këtë skandal iu drejtuam Edi Palokës nënkryetar i PD dhe Fatmir Mediut, kryetar i PR me pyetjen:

Si e komentoni sms në anglisht të publikuar mbrëmë nga Presidenti Meta ku ndërkombetaret i kërkojnë Presidentit të tërhiqet për Arta Vorpsin sepse Kryeministri Rama ka ra dakort se Marsida Xhaferllarin do ta kalojë  radhën tjetër!

Si komentoni rolin e disa ndërkombëtarëve te Reforma në Drejtësi?

Edi Paloka, nënkryetar i PD:

PD e ka deklaruar prej kohësh se Rama po e përdor Reformën në Drejtësi për të kapur gjithë institucionet e drejtësisë. Ka qenë PD dhe Komisioni i Venecias që nuk lejuan që kjo “kapje” të sanksionohej dhe në Kushtetutë siç po kërkonte Rama të bënte.

Pas ndryshimeve kushtetuese, të miratuara me konsensus, Rama shkeli mbi gjithçka për të arritur qëllimin e tij që ishte vetëm një; kapja e drejtësisë. E filloi me miratimin e 7 ligjeve antikushtetues, vazhdoi me emërimin po antikushtetues të Prokurores, më pas shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Kështu vazhdoi duke e bllokuar dhe zbatimin e ligjeve që kishte miratuar vetë, sa herë i duhej të luante lojërat e tij politike në kurriz të reformës.

Për fat të keq në këtë lojë u keqpërdoren deri në abuzim dhe disa burokratë të huaj, të cilëve Rama ua përdorte emrin sa herë i duheshin njësoj sikur ti kishte militantë partie.

PD e ka bërë të qartë më se njëherë pozicionin e saj lidhur me reformën në drejtësi si një reformë e domosdoshme që duhet rikthyer në shinat e saj kushtetuese larg kapjes politike për t’ju dhënë shqiptarëve institucione drejtësie funksionale të pavarura e që në fund të fundit japin drejtësi!

Jam i bindur që dhe partnerët e miqtë tanë kërkojnë të njëjtën gjë e do të na ndihmojnë për ta arritur pavarësisht shtrembërimeve dhe bllokimeve të qëllimshme që i ka bërë kësaj reforme Edvin Rama, personi më i interesuar për të mos pasur një drejtësi të bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive perëndimore në Shqipëri!

Fatmir Mediu, kryetar i PR:

Respektimi i kushtetutës, pa pazare, është e vetmja rrugë për të garantuar pushtetin gjyqësor të pavarur. Për fatin e keq veprimi i njëanshëm i Ramës në miratimin e ligjeve dhe vonesa e opozitës në përzgjedhjen e njerëzve që bëjnë vettingun ka sjellë probleme të mëdha. Ka sjellë mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe ndikim të Partisë Socialiste në këtë proces./K.J

Image

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI