Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Policët mbi 55 vjeç do largohen nga puna, Sindikata kundërshton projektligjin

Lapsi.al 26 May 2020
Policët mbi 55 vjeç do largohen nga puna, Sindikata kundërshton

Nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe kreut të saj Gramoz Ruçi, Sindikata e Policisë kundërshton projektligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç.

Në letër, Sindikata shprehet se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit, prandaj kërkohet që të bëhen disa ndryshime lidhur me disa nga pikat e parashtruara që pritet të miratohen në Kuvend.

Sindikata gjithashtu kundërshton përcaktimin që punonjësi i policisë që me këtë ligj del në pension të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër që i jep të drejtën një titullari pra drejtuesit të institucionit që të ketë vendimmarrje për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Sindikata i kërkon Kryeparlamentarit të kalojë projektligjin e miratuar më 2015 ku parashikohet pensioni i shërbimit për punonjësit e policisë mbi 55 vjeç dhe me 25 vite eksperiencë pasi sipas tyre ai i hap rrugën hyrjes së të të rinjve në polici dhe ka më shumë efektshmëri se ai që është propozuar.

Projektligji për trajtimin financiar i miratuar nga komisioni i ligjeve me propozim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pritet të aplikohet për punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA dhe prek 613 efektivë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI