Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Sandër Gjoka nën avujt e alkolit, i hyn Ramës me libër shtëpie se vuri karantinën: O bq...unë të kam besuar se je çun Tirone po qenke kokrra e k...

Lapsi.al 26 May 2020
VIDEO/ Sandër Gjoka nën avujt e alkolit, i hyn Ramës me

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se nuk e ka përjetuar mirë periudhën e karantinës. Të përjashtuar nga çdo ndihmë ekonomike nga qeveria, Gjoka dhe shumë artistë të tjerë të cilët mbijetojnë përmes klubeve të natës ku këndojnë, janë në pritje të një vendimi për hapjen e këtyre ambienteve, por ende pa asnjë njoftim. E kjo mesa duket ka sjellë revoltën e Gjokës. Përmes një video në rrjetet sociale, Gjoka ofendon kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, sharjet nuk i ka kursyer as për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“O kokrra e kurvës mos kujto se bën karantinë, ça karantine… ça mbyll tani lokalet e të gjitha. O të q*** ropt mu në p… ku i ke o të shkë*** ku*vën. Unë të kam besuar se je çun Tirone, po ti qenke një kokrra kur**s, qenke një b.q ti. Ik ore b.q ik ore shkër***të. Kush je ti mo që bën karantinë? E ke bërë popullin për të fol me vete. O të q… ropt mu ku i ke. O Ed Rama o b.q. ku*vë. Kokërr legeni, ik ore legena m…. Ti Ed Rama, Lul Basha, Sali Berisha e të gjithë… Qenkeni kokrra e ku*rvës. Na keni çarë ka*”, dëgjohet Gjoka në video teksa flet tejmase i indinjuar me karantinën.

Këngëtari Aleksandër Gjoka ishte në qendër të lajmeve të kronikës së zezë, edhe disa muaj më parë, kur u kap i dehur teksa theu një pikë kontrolli policore. Ai u lirua nga gjykata, dhe që prej asaj kohe, daljet e tij publike kanë qenë më të pakëta. Shihni videon e publikuar nga Dosja.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI