Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Hapja e autoshkollave, paralajmërohen gjoba dhe mbyllje aktiviteti nëse nuk respektohen protokollet e pandemisë

Lapsi.al 26 May 2020
Hapja e autoshkollave, paralajmërohen gjoba dhe mbyllje aktiviteti

Autoshkollat që nuk zbatojnë rregullat anti-Covid do të penalizohen, madje rrezikojnë deri në mbylljen e aktivitetit.

Prej dy javësh në të gjithë vendin janë hapur autoshkollat për përgatitjen e kursantëve të rinj, por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor paralajmëron vendosjen e gjobave për subjektet që nuk zbatojnë rregullat. Drejtoria e Transportit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur monitorimin dhe kontrollet në klasat mësimore.

“Zbatimi i masave anti-Covid 19 nga ana e autoshkollave është detyrim ligjor. DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga 11 Maji. Nuk do të donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori. Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit”, sqaron Drejtoria e Transportit.

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, u rihap me dy faza më 11 Maj. Kursantëve që iu ndërpre kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor rinisi, aty ku ishte ndërprerë.

Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Transportit Rrugor prioritet i masave është distanca mbi 1.5 m dhe rregullave të higjienës në teori, sikurse seancave online. Nga 18 Maji nisi edhe instruksioni në rrugë, ku nuk lejohej mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë familjarë, si dhe të jenë të pajisur me maska, doreza, matje e dezinfektime. Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor paralajmëroi edhe më 13 Maj se rihapja e autoshkollave do të shoqërohet me kontrolle dhe monitorime të shpeshta, madje shkelja e rregullave do të penalizohet ashpër rast pas rasti ose do të rikthejë në bllokim aktiviteti të sektorit./Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI