Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Si e ndryshoi qëndrimin për Teatrin, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës

Lapsi.al 26 May 2020
Si e ndryshoi qëndrimin për Teatrin, drejtoresha e Institutit të

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një intervistë të drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani në vitin 2015-të ku thoshte se godina nuk përbënte rrezik, por 5 vjet më pas ka ndryshuar qëndrim.

Në shkurt 2015, firmëtarja e prishjes së Teatrit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të shprehej se, godina nuk rrezikon të shembet, ndërsa specialistët e IMK-së kishin punuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të tij.

“Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport NUK bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete NUK RREZIKON, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij – deklaronte Dollani.

Në datën 16 korrik 2015 e njëjta drejtoreshë i dha Teatrit Kombetar statusin ligjor "Në Mbrojtje Paraprake" ndërsa tashmë e njëjta drejtoreshë si pjesë e Këshillit Bashkiak ka firmosur prishjen e Teatrit Kombetar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI