Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Plagoset i riu në Vlorë, rrethanat të paqarta

Lapsi.al 26 May 2020
Plagoset i riu në Vlorë, rrethanat të paqarta

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pak minuta më parë. Mësohet se i riu është plagosur në këmbë me thikë, nga disa persona të paidentifikuar.

I riu është dërguar në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Të këshilluara

Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë zyrtarisht çifti më i ri i shoëbizit shqiptar. Nëpërmjet një interviste në ëake Up ai ka treguar pa dashur emrin e modeles d...

21:33

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI