Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kurti rrëfen pse refuzoi Grenell: Nuk jam armik, por as servil i amerikanëve

Lapsi.al 26 May 2020
Kurti rrëfen pse refuzoi Grenell: Nuk jam armik, por as servil i

Kryeministri në detyrë i Kosovës thotë se raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

"Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës", - tha Kurti në një intervistë për Adi Krastën në Syri Tv.

Sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:

"Grenell ka pasur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund ti jap SHBA çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell" – tha Kurti.

Të këshilluara

Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë zyrtarisht çifti më i ri i shoëbizit shqiptar. Nëpërmjet një interviste në ëake Up ai ka treguar pa dashur emrin e modeles d...

21:33

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI