Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Policët e Veliajt më dhanë 2 mijë lekë pasi më rrahën

Lapsi.al 27 May 2020
VIDEO/ Policët e Veliajt më dhanë 2 mijë lekë pasi

Flet i riu i komunitetit rom i cili u rrah nga dy policë bashkiakë mbrëmjen e së hënës. Videoja ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

"Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë.

Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim."

Avokati I Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil. Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI