Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma zgjedhore, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

Lapsi.al 27 May 2020
Reforma zgjedhore, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon këtë pasdite një takim me drejtuesit e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili. Takimi mësohet se lidhet me reformën zgjedhore, afatet e së cilës përfundojnë pas 4 ditësh. Sot Monika Kryemadhi pati një takim edhe me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Një ditë më parë ishte po Basha që zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa biseduan kryesisht për Reformën Zgjedhore. Kim pranoi që ndërkombëtarët nuk kishin gisht tek data 31 maj, por Basha u zotua se Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri në atë datë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI