Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Eksodi i emigrantëve, Greqia do të marrë 480 roje shtesë për të mbrojtur kufirin

Lapsi.al 27 May 2020
Eksodi i emigrantëve, Greqia do të marrë 480 roje shtesë

Greqia do të rekrutojë 480 roje kufitare shtesë me qëllim mbajtjen nën kontroll të emigrantëve. Gjykata Kushtetuese e vendit miratoi dekretin e Presidentit që parashikon një rritje prej 480 të numrit të posteve organike në rojet kufitare.

Shtimi i personelit ka për qëllim mbrojtjen efektive të Qendrave të Paraburgimit të Para-Nisjes për të Huajt që veprojnë në Attica, Corinth, Xanthi dhe Drama, ku mbahen emigrantë të paligjshëm.

Sipas projekt-dekretit, kostoja e punësimit të 480 rojeve të reja kufitare arrin në 8,536,224 euro dhe do të mbulohet nga pjesa e bashkëfinancuar e programit të investimeve publike.

Zyrtarët e shtetit thanë se ishte e domosdoshme të punësohen 480 roje kufitare, sepse nga njëra anë do të ndihmojë në trajtimin e fenomenit të emigracionit-refugjatëve, dhe nga ana tjetër do të lirojë nga kjo përgjegjësi policët profesionistë të angazhuar në këtë mision.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI