Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama quan 'shfaqje politike' protestat për Teatrin: Po rrezikojnë me shpërndarjen e Covid-19

Lapsi.al 27 May 2020
Rama quan 'shfaqje politike' protestat për Teatrin: Po

Edi Rama thotë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.

Sipas tij shkak janë turmat e iniciuara nga partitë politike për atë që ai e quan ‘karakatinën’ e Teatrit po rrezikon ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.

"Ai as ka ikur dhe as është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Bëni kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asgjë e keqe nga meraku. Pasojat e asaj që hoqëm do i kalojmë por edhe me shtrëngesat që kemi, por me shëndetin e familjeve nuk luhet.

Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun e infeksionin mos e përqeshni. Pasi përballuam më të keqen dhe largqoftë mos mbyllemi prej atyre që duek refuzuar ta pranojnë ekzistencën e rrezikut mund të hapen si vaji në lakra. Kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delicate. Mund ta harrojmë se virusi as ka ikur as është mundur. Dua t’ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz e qytetarë për masat ekstreme. Ja kemi dalë faqebardhë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria mund të mos kishte qenë në lartësinë e duhur. Zërat e atyre që kanë sy po s’duan të shohin, kanë vesh po s’duan të dëgjojnë nuk munguan. Ishin shumë pak,”- tha Rama.

Të këshilluara

Turqia njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI