Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fatura për koronavirusin? Manastirliu: Deri tani 25 milionë euro

Lapsi.al 27 May 2020
Fatura për koronavirusin? Manastirliu: Deri tani 25 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani qeverisë i ka kushtuar nga buxheti i saj 25 milionë euro fatura e luftës kundër koronavirusit.

Në fakt kjo shifër është në përditësim sipas ministres, pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish. Por Manastirliu thotë se nga buxheti i shtetit deri tani janë harxhuar 25 milionë euro.

"Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.

Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit.”- tha Manastirliu e ftuar në emisionin "Real Story".

Të këshilluara

Turqia njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI