Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studimi i fundit/ Koronavirusi preku njeriun e parë në datat 20 - 25 nëntor 2019

Lapsi.al 28 May 2020
Studimi i fundit/ Koronavirusi preku njeriun e parë në datat 20 - 25

Rindërtohet mutacioni gjenetik që shndërroi koronavirusin e kafshëve në një virus njerëzor dhe që iu përshtat organizmit të qenieve njerëzore i aftë ta prekë atë. Rezultati, që gjendet në internet i botuar në Gazetën e Virologjisë Klinike nga studiues italianë nga grupi i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë molekulare të Universitetit Campus Bio-Medico të Romës i drejtuar nga Massimo Ciccozzi me autor një student të quajtur Domenico Benvenuto.

Duke studiuar sekuencat gjenetike të virusit që qarkullon në Kinë, studiuesit rindërtuan mutacionet e tij derisa zbuluan se çfarë ishte vendimtare për të ashtuquajturin “kapërcim të specieve” dhe që është ndryshimi që lejoi një virus tipik të kafshëve, në veçanti të lakuriqëve të bëhet i aftë të sulmojë njeriun.

“Ishte një ndryshim vendimtar, një mutacion shumë i veçantë që ndodhi midis 20 dhe 25 nëntorit”, - tha Ciccozzi për ANSA.

Si të gjithë viruset, koronavirusi SarsCoV2 "ndryshon vazhdimisht dhe përpiqet të ndryshojë pamjen e tij për të qenë në ekuilibër me sistemin imunitar të atij ku është strehuar", - vazhdon eksperti. Pas asaj të dy proteinave strukturore, mutacioni i tretë i koronavirusit ishte ai vendimtari pasi u shndërrua proteina sipërfaqësore e quajtur “spike”, të cilën virusi e përdor për të sulmuar qelizat dhe për t'i pushtuar ato për tu shumuar.

"Ishte mutacioni i proteinës spike që lejoi që virusi të bënte kërcimin. Është një proteinë mjaft e ruajtur në historinë evolucionare të virusit - tha Ciccozzi - dhe ky mutacion e ka lejuar atë që të bëjë kalimin nga kafsha te njeriu, duke shkaktuar epideminë njerëzore”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Turqia njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI