Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha në Krujë: Rama la hapur fasoneritë që të mos u jepte pagën e luftës

Lapsi.al 28 May 2020
Basha në Krujë: Rama la hapur fasoneritë që të mos u

“Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë”.

Janë fjalë të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një nga fasoneritë e Krujës.

“Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punonjësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.

Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI