Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma Zgjedhore, Yuri Kim takon një nga një anëtarët e komisionit para mbledhjes

Lapsi.al 28 May 2020
Reforma Zgjedhore, Yuri Kim takon një nga një anëtarët e

Teksa kanë mbetur edhe 3 ditë nga përfundimi i afatit të mbylljes së reformës zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të zhvillojë sot takime me anëtarët e Këshillit Politik.

Sipas “News24”, Kim ka takuar tashmë bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet të takojë sot përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasilin.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet sot në orën 17:00, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, pas bojkotimit të mbledhjes së fundit

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI