Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rudina Hajdari ia thotë Ramës në sy: "Po e bën Tiranën si Shkupi i Gruevskit, do kesh fatin e tij"

Lapsi.al 28 May 2020
Rudina Hajdari ia thotë Ramës në sy: "Po e bën

Deputetja Rudina Hajdari e ka akuzuar sot fort Edi Ramën në një interpelancë për shembjen e Teatrit. Duke akuzuar kryeministrin se me shembjen e teatit kishte bërë një akt të etiketuar nga shtypi botëror

si barbar ajo shtoi se ai synonte truallin dhe jo godinën e teatrit. Sipas Hajdarit, kryeministri Rama kërkon të favorizojë miqtë e tij me truallin e teatrit.

Në fund të fjalës së saj Hajdari tha se Rama do të mbahet mend si Nikola Gruevski i cili siç tha ajo rrafshoi qendrën e Shkupit për të ndërtuar vepra të pakuptimta.Por edhe ti do të kesh fundin e Gruevskit" i tha ajo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI