Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Datat/ Vendet europiane që kanë hapur kufijtë dhe kur vendosin të tjerët

Lapsi.al 28 May 2020
Datat/ Vendet europiane që kanë hapur kufijtë dhe kur vendosin

Me lehtësimin e masave të paraqitura për shkak të pandemisë së koronavirusit, vendet e BE-së kanë filluar të hapin kufijtë e tyre.

Kufijtë grekë do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro, Ballkani dhe vendet e Balltikut. Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa një provë negative të Covid-19, ose karantinë të detyrueshme, ndërsa fluturimet ndërkombëtare fillojnë përsëri në 1 korrik, raporton Euronews.

Bullgaria ka njoftuar hapjen e kufirit me Serbinë dhe Greqinë nga 1 qershor.

Kroacia rihap kufirin e saj me Slloveninë në mes të majit, ndërsa më 29 maj do t’i hap kufijtë edhe me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Hungaria ka hapur kufijtë e saj me Rumaninë, dhe që nga e mërkura i ka hapur kufijtë edhe me Sllovakinë dhe Republikën Çeke, por me kufizime.

Italia planifikon të rihapë kufijtë e saj në 3 qershor për qytetarët e BE-së, Britanisë, zonës Shengen, Andorra dhe Monako.

Spanja do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga 1 korriku.

Kufijtë francezë mbeten të mbyllura deri me 15 qershor, përveç për shtetasit e BE që banojnë në Francë, punëtorë sezonalë dhe shtetas të BE që punojnë në Francë.

Në Gjermani, kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën, dhe për pasagjerët që vijnë me aeroplan nga Italia dhe Spanja, mbeten në fuqi deri më 15 qershor.

Kufijtë e Britanisë së Madhe aktualisht janë të hapura. Nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë do të jenë në karantinë për 14 ditë.

Austria planifikon të hapë plotësisht kufirin e saj me Gjermaninë më 15 qershor.

Republika Çeke hapi kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj, por me kufizime.

Kufijtë holandezë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës Shengen, por këshillohet që të shmangeni të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme.

Kufijtë belgë mbeten ende të mbyllura.

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI