Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vetëvendosje proteston sot në Prishtinë, Kurti: Pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 28 May 2020
Vetëvendosje proteston sot në Prishtinë, Kurti: Pres vendimin e

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për organizimin që ka paralajmëruar Vetëvendosja, të konsideruar si “provë për protestë në kohë të pandemisë”. Kurti tha se kjo është organizuar nga aktivistë të partisë, dhe se ai nuk ka kohë të merret me këtë çështje.

“Së pari, Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve, ata veprojnë, organizohen punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve dhe ka edhe aktivitete tjera që merren ne Kosovë, të kësaj natyrës politike të cilat ne i vëzhgojmë. Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve por gjithmonë në kuadër të masave të cilat i kemi marrë për t’u mbrojtur nga shpërndarja e pandemisë”, - ka thënë ai.

Kurti shtoi se për veprimet që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të flasin vetëm pasi që të lexojnë aktgjykimin.

“Nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktivistit apo të kryetarit të Lëvizjes, në këtë kohë të krizës pandemike, politike që besa nga pak edhe ekonomike, kur jam kryeministër në detyrë. Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto dy ditë kur do ta kemi aktgjykimin, posa ta lexojmë tekstin të shohim çfarë interpretimi kemi, do t’i marrim vendimet që duhen por po përsëris me gjashtë tetor ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më”, - tha Kurti para mediave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI