Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Iu vra djali në derë të shtëpisë, flet mjeku vlonjat: E pa gruaja nga dritarja

Lapsi.al 28 May 2020
Iu vra djali në derë të shtëpisë, flet mjeku vlonjat: E

Mjeku Edmond Breshanaj ka folur për vrasjen e të birit, Kristjan Breshanaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Mjeku shprehet se djali nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe se ka qenë njëri jo problematik duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt shkaku i vrasjes së tij. Breshanaj tregon se të birin e kishin qëlluar fillimisht nga larg, e më pas nga afër me breshëri, duke e lënë të vdekur.

“Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristjani u dënua pasi s’kishte patentë, shokut iu gjetën një bimë kanabis. Ai nuk ruhej, kishte me vete vetëm telefonin dhe paketën me 3 cigare.

Mamja e Kristjanit dëgjoi krismat, më telefonoi të pyeste për djalin. Pastaj pa nga dritarja djalin e plagosur. Në vendngjarje Kristjani shoqërohej nga një shok, atentatorët nuk kanë shtënë mbi shokun.

Ata qëlluar Kristjanin nga larg, pastaj iu afruan duke e lënë të vdekur nga breshëria. Policinë e njoftova vetë. I shoqërova deri në vendngjarje por djali s’kishte puls. Te zbardhet ngjarja. Shteti te veproje”, - tha mjeku Breshanaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI