Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shfrytëzimi i lumit Vjosa, banorët e Hambarit në Fier: Po bëhet masakër mjedisore

Lapsi.al 28 May 2020
Shfrytëzimi i lumit Vjosa, banorët e Hambarit në Fier: Po

Banorët e zonës së Hambarit në Fier denoncojnë shfrytëzimin sipas tyre pa kriter të lumit Vjosa. Ata thonë se firma po shkakton aty masakër mjedisore, që veç lumit po u rrezikon shtëpitë.

Inertet që nxirren në këtë pjesë të lumit Vjosa thuhet se shkojnë për ndërtimin e by passit të Fierit.

"Ne vuajmë nga këta, këta janë Covidi. Këta zotërinj po na nxjerrin nga shtëpitë tona."

Por banorët e fshatit Hambar thonë se aty po ndodh një masakër mjedisore.

Sipas tyre lumi Vjosa po shfrytëzohet pa kriter duke u rrezikuar tokat dhe shtëpitë.

Shfrytëzimi i Vjosës, thonë se ka nisur rreth dy vjet më parë. Firma që punon aty u ka thënë se ka leje, por sipas tyre shfrytëzimi është agresiv dhe kërcënues për ta.

"Tokat na mbyten, lumi na vjen te shtëpia. Rrezikojmë shumë."

Denoncimi i situatës ka qenë i vazhdueshëm, por ata e kanë sjellë atë në qendër të vëmendjes edhe një herë këto ditë kur ka nisur një aksion kombëtar kundër krimit mjedisor.

Në rast se nuk marrin zgjidhje, thonë se do të mendojnë largimin.

"Do të marr prindërit dhe gjyshërit e mi, do mbush dy qese me kocka dhe do ti çoj në Greqi."

Lejet për shfrytëzimin e lumenjve jepen nga Këshillat e Baseneve Ujore, me koordinata dhe sasi të përcaktuara./ ora

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI