Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore

Lapsi.al 28 May 2020
Mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore

Mblidhet sot Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Teksa mbledhja pritet të nisë në Pallatin e Kongreseve, raportohet se në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore.

Kujtojmë se palët politike kanë parashtruar disa kërkesa për këtë reformë. Kështu, Partia Demokratike kërkon që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Pak ditë më parë palët politike u dakordësun për 3 çështje; periudhë zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive, ndërsa opozita theksoi se këto nuk janë çështjet më të rëndësishme.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi sot një nga anëtarët e Këshillit Politik, Petrit Vasilin, ndërsa më herët zhvilloi takim me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Hajdarin.

Ky takim vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të Reformës Zgjedhore, dhe 31 maji nuk është kushti i SHBA, por një dakordësi mes palëve që Lulzim Basha është zotuar para ambasadores për këtë datë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI