Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aleanca për Teatrin mbledh firmat në Lushnje, Budina: S’jemi për parti të re, por të sjellim qytetarinë në politikën shqiptare

Lapsi.al 28 May 2020
Aleanca për Teatrin mbledh firmat në Lushnje, Budina: S’jemi

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka ndalur në Lushnje. Peticioni në fjalë është për të ndërtuar teatrin siç ishte dhe ku ishte, ndërsa qytetarët po firmosin.

‘Aleanca për Teatrin’ u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin peticionin. Ndërkohë, regjisori Robert Budina theksoi se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, -tha Budina.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI