Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kapen 200 kg kanabis brenda një kamioni në Kapshticë, arrestohet shoferi nga Tirana

Lapsi.al 29 May 2020
Kapen 200 kg kanabis brenda një kamioni në Kapshticë, arrestohet

Në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar një kamion që transportonte 200 kilogramë kanabis.

Kamioni në fjalë transportonte frigoriferë, por brenda ngarkesës policia kufitare ka mundur të gjejë edhe 200 kg kanabis.

Po sipas saj, kamioni do të udhëtonte nga Shqipëria në Greqi, ndërsa lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e mjetit.

Policia ka arrestuar sakaq drejtuesin e kamionit. Bëhet fjalë për një 55-vjecar nga Tirana.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI