Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ardi Veliu si polic i diktaturës

Lapsi.al 29 May 2020
Ardi Veliu si polic i diktaturës

Nga Ferdinand Dervishi

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse me një fjalor që dëshmonte njohuri të vakëta të shqipes, njoftoi qytetarët shqiptarë se kishin marrë disa masa ndaj ngjarjes së turpshme të rrahjes publike nga policia të një të riu 15-vjeçar.

Porse në vazhdim, numri 1 i Policisë Shqiptare, publikoi një video që sipas tij rrëfente se ky fëmijë i rrahur brutalisht nga policia vinte nga një familje jo normale. Në pamje, sipas Veliut, shfaqej nëna e 15-vjeçarit me një pistoletë në duar duke bërë shaka me një femër tjetër, me sa dukej e njohura e saj.

Nuk dihet nëse e gjitha kjo ka qenë një shfaqje e gjykuar dhe realizuar nga vetë Ard Veliu, porse nisur nga unë vetë, shija që u mbeti shqiptarëve, sidomos atyre që kanë njohur në lëkurën e tyre sistemin e kaluar politik, ka qenë tmerrësisht e hidhur. Pasi vetëm gjatë sistemit komunist njerëzit përbuzeshin, degjeneroheshin nga Sigurimi i Shtetit deri edhe ndëshkoheshin, vetëm sepse vinin nga familje “jo të rregullta” apo “kundërshtare” të regjimit.

Pra, në një mendësi të ngjashme me atë të Ard Veliut, 15-vjeçari e kishte hak drurin se vinte nga një familje jo e shëndoshë, ose e kishte hak drurin sepse nuk kishte nënën në rregull.

Zot na ruajt me të drejtat e ngatërruara të shqiptarëve në kokën e thatë të kryepolicit shqiptar!

Më poshtë po sjell një shembull, kur edhe vetë diktatori Enver Hoxha është treguar më i butë dhe me njerëzor se “polici që duam” i rreth 40 viteve më pas.

ENVER HOXHA: Po, edhe unë ia thashë që dhe ai është anëtar partie. More shoku Mehmet, vazhdova unë, kur kishte vdekur Medar Shtylla, gruaja e tij, italiania Marie Shtylla, erdhi më kërkoi mua mendimin për fejesën e vajzës së saj, se ajo dashuronte një djalë të mirë, profesor fizkulture dhe i sjellshëm, por që kish pasur një gjysh deputet në kohën e Zogut. Ajo, megjithëse pa parti, si grua shumë e mirë, meqenëse djali kishte këtë anë negative në biografinë e tij, qe lëkundur, edhe për arsye se gjithë rrethi i Shtyllajve, duke filluar që nga Behari e gjithë mëhalla, po i flisnin keq për këtë fejesë të vajzës. Unë do ta zboj atë djalë nga shtëpia, më tha ajo e shqetësuar, pastaj vazhdoi. Unë mendoj me kokën e Medarit me kokën e Partisë dhe tani pyes veten: Po të ishte Medari, çfarë do të bënte në këtë rast? Jam e bindur se ai do t’i thoshte vajzës, ose ta linte këtë djalë, ose të largohej nga ne. Unë e këshillova Marie Shtyllën që vajza e saj të fejohej me këtë djalë, se përveç gjyshit, asgjë tjetër negative nuk kishte në rrethin e tij familjar. Pas kësaj, të dy këta të rinj u bashkuan në martesë.

RAMIZ ALIA: Pastaj ai vetë është djalë i mirë.

ENVER HOXHA: Djalë i mirë e me të gjitha cilësitë.

(Pjesa e shkëputur nga biseda e datës 12.09.1981  mes Enver Hoxhës dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai)./abcnews.al

Të këshilluara

Mbytet një maroken në ujërat e lumit Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një shtetas maroken është mbytur në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat. Mbeten ende të paqarta shkaqet e...

16:50

Mozzik së shpejti me një album të ri

Trendi i momentit për të gjithë artistët është bërë tashmë lançimi i një albumi me këngë solo apo bashkëpunime me kolegë të ndryshëm. Këngëtarë shqiptarë e të h...

15:46

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI