Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Drafti i Venecias, reagon Meta: U konfirmua zbatimi i Kushtetutës

Lapsi.al 29 May 2020
Drafti i Venecias, reagon Meta: U konfirmua zbatimi i Kushtetutës

Pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias ka reaguar Presidenti meta që thotë se ai rikonfirmoi se kreu i shtetit ka zbatuar kushtetutën.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar "Venecia" me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për "Venecian" do t'i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t'i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plas arma në Peqin, një i plagosur rëndë

Plagosje me armë zjarri në Peqin. Mediat raportojnë se i plagosur ka mbetur Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftua...

21:01

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI