Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fundjava e parë pa kufizime, qytetarët dalin të lirë pas më shumë se dy muajsh

Lapsi.al 30 May 2020
Fundjava e parë pa kufizime, qytetarët dalin të lirë pas

Kjo është fundjava e parë pa kufizime, pas më shumë se dy muajsh, që në mes të muajit mars, kur në vendin tonë rezultoi personi i parë pozitiv me koronavirus. Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë si ditë normale, ku do të mund të dalin të gjithë qytetarët dhe pa kufizime oraresh.

Po ashtu, edhe bizneset do të jenë të gjitha të hapura pa asnjë kufizim, si dhe lokalet e restorantet. I vetmi kufizim do të jetë lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra, deri të hënën e 1 qershorit, kur do të hiqet edhe ky kufizim.

Ndërkohë, duke filluar nga 1 qershori do të hapen edhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.

Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6. Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve.

Të këshilluara

Plas arma në Peqin, një i plagosur rëndë

Plagosje me armë zjarri në Peqin. Mediat raportojnë se i plagosur ka mbetur Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftua...

21:01

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI