Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Gjatë fundjavës nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe

Lapsi.al 30 May 2020
Rama: Gjatë fundjavës nuk do të lejohet dalja nga perimetri i

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një postim në Instagram ka ripublikuar masat lehtësuese për zonat e kuqe.

“Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesnit në të gjithë vendin. Hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më qeshor”, njofton kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI