Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama 'xhelozohet' nga takimi i Bashës në Durrës: Të rrezikosh shëndetin e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!

Lapsi.al 30 May 2020
Rama 'xhelozohet' nga takimi i Bashës në Durrës:

Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë postimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku shihet në një takim me qytetarët në Durrës, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat. Kreu i qeverisë theksoi se sjellja e Bashës në këtë kohë pandemie, duke mbledhur qytetarë në vende publike, vë në rrezik shëndetin e tyre, për të luajtur një pllakë gramafoni.

“TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter. Lëkundja është ndjerë në o...

10:20

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI