Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Neue Zürcher Zeitung”: "Në vendin më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit"

Lapsi.al 30 May 2020
“Neue Zürcher Zeitung”: "Në vendin më të

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” I ka kushtuar një shkrim vendimit të marë nga Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili, sipas saj  konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

Në numrin e së shtunës gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hapur rrugën për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk e shkeli Kushtetutën kur në fund të prillit, me dekret, ngarkoi partinë e dytë për themelimin e qeverisë. Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen. Pakënaqësia te populli pas rrëzimit të qeverisë ishte e madhe, shkruan gazeta zvicerane. Tani i është hapur rruga LDK-së, partneres së deritanishme të Kurtit, për të themeluar qeverinë.

“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK, së bashku, u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë. Në gjendje të jashtëzakonshme Thaçi do të kishte kompetenca shtesë. Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.

Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Albin Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit dhe të fillojë reforma të thella. Suksesi i Kurtit në zgjedhjet e tetorit tregoi se kosovarët janë neveritur me elitat e vjetra. Kurti është politikan karizmatik, i cili demonstron një vetëbesim ndaj fuqive mbrojtëse perëndimore. Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë. Në vitin 2018 Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhën në opinion idenë kontraverse të shkëmbimit të territoreve. Siç zbuloi këtë javë platforma hulumtuese BIRN qeveria e Kosovës pagoi madje një zyrë në Paris për të propaganduar idenë e prekjes së kufijve.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter. Lëkundja është ndjerë në o...

10:20

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI