Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Policia ndryshon mendje: Nesër do lejohet lëvizja me makinë, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe

Lapsi.al 30 May 2020
Policia ndryshon mendje: Nesër do lejohet lëvizja me makinë, por

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja e lirë e këmbësorëve. Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele do të lejohet lëvizja e makinave, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe. Po ashtu, nesër ndalohet edhe lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare..

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët.

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI