Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rudina Hajdari: Të mos mbyllet mbledhja e Këshillit Politik pa u arritur konsensus për reformën zgjedhore

Lapsi.al 30 May 2020
Rudina Hajdari: Të mos mbyllet mbledhja e Këshillit Politik pa u

Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, një orë para takimit që nis më 17:00  ka bërë thirrje kolegëve që në këto pak orë që kanë mbetur nga afati i zgjedhores të vijojnë mbledhjen pa pushim deri në arritjen e një konsensusi mes palëve duke zgjidhur 4 çështjet kryesore atë të sistemit zgjedhor, teknologjisë në zgjedhje, administrata zgjedhore dhe kolegjin zgjedhor.

Hajdari shprehet se kjo reformë zgjedhore duhet të bëhet për të pasqyruar interesat e shqiptarëve dhe jo më të partive politike siç ka bërë në këto 30 vite.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat”, shkruan Hajdari.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajt...

15:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI