Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dalin detajet/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur, 2 të tjerë të plagosur

Lapsi.al 30 May 2020
Dalin detajet/ Ekzekutohet biznesmeni i njohur, 2 të tjerë të

Ekzekutohet në një atentat biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin para një hoteli në aksin Laç - Mamurras, pranë një karburanti. Mësohet se bashkë me Likën, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të identifikuar si Kreshnik Tusha 21 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Paraprakisht raportohet se një person është futur në sheshin e hotelit ku është kryer atentati dhe ka vrarë biznesmenin Lika. Të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Në vendin e krimit, kanë mbërritur forca të shumta policore dhe është ngritur një grup hetimor për t’u marrë me ngjarjen. Gjëja e parë që do të bëhet është vëzhgimi i kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin. Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilierisë dhe të transporteve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ E godet vinçi, humb jetën punëtori

Rreth orës 16:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende...

18:26

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajt...

15:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI