Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Meta për Reformën Zgjedhore : Mbani premtimin për konsensus, mos kini frikë nga vota e lirë! Edhe Presidenti të zgjidhet nga populli

Lapsi.al 31 May 2020
Meta për Reformën Zgjedhore : Mbani premtimin për konsensus, mos

Duke publikuar një shkrim të Bankës Botërore që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do zhytet në varfëri, Presidenti Ilir Meta dha një mesazh politik.

Sot, ku është afati e fundit që kanë palët politike për të vulosur ndryshimin e sistemit zgjedhor, Presidenti i fton të mos kenë frikë dhe të mbajnë premtimin për konsensus.

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”,- thote Meta.

STATUSI I PLOTË

31 maj 2020

Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.

? Lajmi i plotë: http://www.scan-tv.com/covid-19-kthen-shqiperine-vite-mbrapa-te-varfrit-do-te-rriten-deri-ne-200-mije-do-tkurret-shtresa-e-mesme/

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.

Të këshilluara

15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

15 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se...

11:37

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI