Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë po ndodh me reformën zgjedhore, shtyhet me 2 orë mbledhja e fundit e Këshillit Politik

Lapsi.al 31 May 2020
Çfarë po ndodh me reformën zgjedhore, shtyhet me 2 orë

Shtyhet me 2 orë të tjera mbledhja e Tryezës së Këshillit Politik të reformës zgjedhore. Palët duhet të mblidheshin sot në orën 17.00, por në minutat e fundit është rëndë dakord që takimi të nisë me 120 minuta vonesë. Duket se palët po punojnë në prapaskenë për të arritur një dakordësi për arritur një dakordësi për çështjet e lëna pezull si futja e identifikimit biometrik të zgjedhëseve dhe administrata zgjedhore.

31 maji ishte vendosur si afati i fundit nga palët për arritjen e një drafti, por edhe nëse ky limit do të dështojë duket se ato kanë vënë një tjetër limit që është 30 qershori kur pritet të mbyllet sesioni parlamentar. Mazhoranca nuk e ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë reformën vetë nëse opozita nuk bie dakord për konsensus. ©LAPSI.al

Të këshilluara

15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

15 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se...

11:37

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI