Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protestat e dhunshme për vrasjen e afro-amerikanit, Minnesota dhe 11 shtete të SHBA mobilizojnë Gardën Kombëtare

Lapsi.al 31 May 2020
Protestat e dhunshme për vrasjen e afro-amerikanit, Minnesota dhe 11 shtete

Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobilizuar trupat e Gardës Kombëtare, ndërsa qytetet e tyre u përballën me një tjetër natë protestash të dhunshme të shkaktuara nga vdekja e një afrikano-amerikan ndërsa ishte ndaluar nga policia.

https://youtu.be/cgyR3nSvyf0

Në Mineapolis, atje ku nisen protestat, policia dhe Garda Kombëtare u futën në qytet menjëherë pas orës 8 të pasdites. Ndalim-qarkullimi hyri në fuqi me qëllimin per te ndalur protestat. Punonjësit e zbatimit të ligjit përdorën gaz lotsjellës e plumba gome për të pastruar rrugët e qytetit.

Për katër ditë me radhë protestat që fillimisht nisën si paqësore degjeneruan në plaçkitje, zjarrvënie dhe forma të tjera dhune në qytetin e Mineapolisit, atë fqinj të Saint Paulit e në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Ndodhemi nën sulm“, tha zoti guvernatori demokrat Tim Walz, i cili garantoi se do të rendi “do të vendoset me gjithë fuqinë“. Guvernatori Walz tha se vendosja e gardës ishte e domosdoshme pasi sipas tij protestat po përdoresish nga persona që po kërkonin të krijonin kaos.

Në një koment më vete Prokurori i Përgjithshëm William Barr gjithashtu drejtoi gishtin ndaj atyre që i cilësoi si nxitës ekstremistë të protestave. Ai dhe zoti Walz bënë fajtor për situatën krahët e kundër ektremistë të politikës, por pa ofruar prova për të mbështetur pohimet e tyre. /voa

Të këshilluara

15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

15 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se...

11:37

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI