Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit pranon udhëtimin e Ramës në Paris

Lapsi.al 31 May 2020
Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit pranon udhëtimin e Ramës

Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike për udhëtimin e kreut të qeverisë në Paris këtë fundjavë.

Sipas Fugës, kryeministri ka udhëtuar në Paris për 24 orë, me avionin që përdoret vetëm për arsye pune, dhe pa qëllim fitimi, sipas një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA duke pranuar kështu udhëtimin e kreut të qeverisë në një kohë kur vendi ndodhet ende në emergjencë kombëtare për shkak të pandemisë.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!” – shkruan Fuga në Twitter.

Megjithatë Fuga nuk jep sqarime se ç’është kjo vizitë punë në fundjavë dhe për më tepër nuk kemi parë që Ramën atje ta ketë pritur ndonjë personalitet apo qeveritar. Ajo që Rama duhet të sqarojë është qëllimi i vizitës dhe nëse edhe ai, sipas ligjit që ka miratuar vetë do të karantinohet në banesë për 14 ditë pas kthimit nga jashtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI