Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mbyllet pa konsensus tryeza e Reformës Zgjedhore

Lapsi.al 31 May 2020
Mbyllet pa konsensus tryeza e Reformës Zgjedhore

Është mbyllur pas gati 4 orësh pa një marrëveshje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore.

Opozita këmbëngul te identifikimi biometrik i zgjedhësve ndërsa mazhoranca thotë se nuk ka kohë dhe propozon që të forcohet kontrolli te komisionet.

“Opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore, ofroi konsensus PS nuk ishte gati për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptar dhe për një proces zgjedhor që krijon garanci.

Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe presim që PS të tregojë gatishmëri për konsensus”, - tha Oerd Bylykbashi i PD-së.

Në përditësim...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI