Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma Zgjedhore, negociatat i merr në dorë Ambasada e SHBA

Lapsi.al 31 May 2020
Reforma Zgjedhore, negociatat i merr në dorë Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë është angazhuar në vetë të parë për të bindur palët që të bien dakord për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Lapsi.al mësoi se në takimin që po mbahet me dyer të mbyllura të Këshillit Politik po merr pjesë edhe Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

[caption id="attachment_519969" align="alignnone" width="194"] Ian Crawford[/caption]

Ai është takuar fillimisht kokë më kokë me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin dhe pas më shumë se 1 ore takimit i është bashkuar edhe Petrit Vasili ndërsa në takim mungon ende Rudina Hajdari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI