Flash

PS dhe PD fajësojnë njëra – tjetrën për dështimin e negociatave për Reformën Zgjedhore

Lapsi.al 31 May 2020
PS dhe PD fajësojnë njëra – tjetrën për

Është mbyllur pas gati 4 orësh pa një marrëveshje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Opozita këmbëngul te identifikimi biometrik i zgjedhësve ndërsa mazhoranca thotë se nuk ka kohë dhe propozon që të forcohet kontrolli te komisionet.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha pas mbledhjes se marrëveshja nuk u arrit pasi PS nuk hiqte dorë nga privilegjet kurse opozita ishte gati për konsesus.

“Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një proces zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorët.

Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati. PS do që të mbajë privilegjet dhe të kapë komisionet apo KQZ-në. Boshllëqet që ata duan të lënë janë të mëdha. Falënderoj kontributin të partnerëve ndërkombëtare në përpjekjet për të gjetur kompromis. Kemi bërë koncesionet tona por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë mbi procesin zgjedhor.

Le t’i lëmë PS kohë të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion që është pronë e saj. Jemi para një modeli të ri, por nuk mund të jetë pronë e PS. Le të kuptojë që procesi i administratës, ngritja e një administrate që garanton depolitizimin nuk mund të jetë false me komisionerë të maskuar. Gjithsesi kompromisi do arrihet shumë shpejt", - tha Bylykbashi.

Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës.

“Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë jemi munduar t’i adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës. Nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja.

Nesër do të informoj Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për opozitën për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës.

Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri.

Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t'i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short.

Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat. Opozita e pranon vetungun, por nuk do vetting te zgjedhjet, s'ka asnjë argument logjik, - tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI