Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aksioni i parë i njësisë speciale 'Fast Albania', ky është tepelensi i kapur në Tiranë

Lapsi.al 1 June 2020
Aksioni i parë i njësisë speciale 'Fast Albania', ky

Njësia Speciale FAST ALBANIA, arreston personin e parë i cili ishtë në kërkim pasi ndaj tij ka një dënim me 7 vite e 4 muaj burg. Në pranga ka rënë Julian Çela nga Tepelena, pasi është dënuar për trafik droge. Ky është operacioni i parë i Njësisë Speciale FAST, e cila ka në përbërje komando nga ushtria dhe oficer policie të trajnuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

 “Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë. Njësia Speciale FAST ALBANIA ka grumbulluar shumë informacione për persona të shpallur në kërkim, të siguruara qoftë në rrugë operative, por edhe nga qytetarët, pas publikimit në media të personave të kërkuar”, – thotë Policia e Shtetit.

Njoftimi

Operacioni nga Njësia Speciale FAST ALBANIA. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Mesditës e sotme, Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teleferiku”.

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur “Rruga e Teleferikut” është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë.

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka grumbulluar shumë informacione për persona të shpallur në kërkim, të siguruara qoftë në rrugë operative, por edhe nga qytetarët, pas publikimit në media të personave të kërkuar.

Në bashkëpunim me Njësinë Speciale ENFAST dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, Njësia Speciale FAST ALBANIA po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI