Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Qeveria e Kosovës pezullon dezinfektimin e kamionëve në kufi me Shqipërinë

Lapsi.al 1 June 2020
Qeveria e Kosovës pezullon dezinfektimin e kamionëve në kufi me

Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e kamionëve që futen në territorin e saj. Gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë, të gjithë kamionët që nga tonazhet e ulët deri tek të mëdhatë, paguanin nga 12-22 euro për të dezinfektuar kamionët. Ndërkohë mbetet në fuqi kushti që çdo person i cili kërkon të futet në Kosovë, duhet të ketë bërë tamponin 4 ditët e fundit, nëse është i prekur nga koronavirusi ose jo.

Njoftim i Ministrisë së Brendshme të Kosovës:

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI