Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aksident i frikshëm në Elbasan, BMW-ja merr përpara taksinë (VIDEO)

Lapsi.al 1 June 2020
Aksident i frikshëm në Elbasan, BMW-ja merr përpara taksinë

Një aksident ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme. Një BMW është përplasur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Për pasojë kanë janë lënduar lehtë dy persona. Siç shihet nga pamjet makina ka përfunduar në parkun “Rinia” të qytetit dhe ka marrë para edhe një mjet taksi. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina tip BMW. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-01-at-15.19.54.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-01-at-15.19.53-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-01-at-15.19.53.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI